Pritjet në kufi, deri 20 min për të dalë nga Kosova, ndërsa deri një orë në Bajakovë
Deri në 20 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Përveç Dheut të Bardhë, pritjet nëpër pikat e tjera janë më së shumti deri në 10 minuta, në Merdarë.
Mërgimtarët që po kthehen nga pushimet dimërore drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë në Evropë po përballen me kolona të gjata në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë. Sipas njoftimeve të fundit nga HAK (Hrvatski Autoklub), pritjet për të kaluar kufirin po zgjasin deri në 1 orë, duke krijuar sfida për udhëtarët në këtë periudhë të ngarkuar të vitit.
Muaji janar sjell gjithmonë fluks të shtuar të automjeteve në pikat kufitare, veçanërisht në rrugët që lidhin Ballkanin me vendet perëndimore. Pika kufitare Batrovci-Bajakovo, një nga pikat më të frekuentuara mes Serbisë dhe Kroacisë, është duke u përballur me rradhë të gjata të automjeteve dhe pritje që zgjasin më shumë se zakonisht.