Siguria e qytetarëve në rrezik, një ditë e ngarkuar për zjarrfikësit e Suharekës

22.11.2024

Në jetën e përditshme, shpesh marrim për të mirëqenë punën e palodhur dhe shumë të rëndësishme të zjarrfikësve.

Por sot, duam të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për këta burra të guximshëm, që vendosin jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar të tjerët.

Çdo ditë, zjarrfikësit e komunitetit tonë janë në gatishmëri 24 orë, duke iu përgjigjur emergjencave të ndryshme, qoftë zjarre, aksidente, ose ndërhyrje të tjera. Ata janë linja e parë e mbrojtjes për shtëpitë, bizneset dhe njerëzit e qytetit tonë.

Guximi, shpejtësia dhe profesionalizmi me të cilin veprojnë këta njerëz janë të vërteta. Falë tyre, shumë familje kanë shpëtuar nga një fat i keq, shumë biznese kanë vazhduar aktivitetin dhe shumë jetë janë shpëtuar.

E sot një ditë e zakonshme u shndërrua në një ditë me sfida të shumta për zjarrfikësit, të cilët u thirrën për të menaxhuar disa situata të rrezikshme të shkaktuara nga objekte të lira, kryesisht llastra.

Ngjarjet e ditës:

  • Llastër e varur në ballkon: Një llastër e madhe që rrezikonte të binte nga ballkoni i një banese u largua me sukses nga zjarrfikësit, duke parandaluar një incident të mundshëm.
  • Tjegulla të liruara: Në të njëjtën banese, disa tjegulla ishin liruar nga kulmi, duke rrezikuar seriozisht kalimtarët. Një nga tjegullat kishte rënë poshtë, duke goditur një zonë pranë disa lokaleve.
  • Kulm me llastra në Samadraxh: Zjarrfikësit ndërhynë në zonën e Samadraxh për të hequr një kulm me llastra që rrezikonte të binte mbi një shtyllë elektrike.
  • Kulem me llastra në rrugën Shirok-Leshan: Një kulem me llastra ra në rrugën Shirok-Leshan, duke bllokuar tërësisht trafikun. Ekipet e zjarrfikësve arritën të zhbllokojnë rrugën në kohë të shkurtër.