Daçiq: Informacionet për deklaratën e pretenduar të Arton Hajrizit se vëllai i tij i ka marrë dokumentet janë të rreme

18.07.2024

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në orët e para të mëngjesit se në Loznicë, qytet në perëndim të Serbisë, është vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur rëndë – duke theksuar se janë vënë pas sulmuesit.

16:44 Kërkimi për të dyshuarin për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq në Loznicë ka vazhduar që mbrëmë rreth orës 01:00 kur një person ka qëlluar me armë zjarri nga një taksi jo larg pikës kufitare për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në festën e përgjakshme është plagosur rëndë Vjekoslav Iliq. Dyshohet se vrasësi është arratisur në Bosnje-Hercegovinë nëpërmjet Drinës, e cila ndodhet saktësisht 350 metra larg vendit të krimit. Krimi i paprecedentë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:00 të mëngjesit kur dy oficerë të policisë kufitare ndaluan një taksi gjatë një kontrolli rutinë.

Kur policët i kërkuan pasagjerit të tregonte se çfarë kishte në çantën që mbante, ai qëlloi drejt tyre. Me një plumb në kokë ka vrarë policin e ri Nikolla Krsmanoviq (34), ndërsa në shpatull kolegun e tij Vjekoslav Iliq (50). Polici i plagosur ka kthyer zjarr, por nuk ka mundur të godasë sulmuesin, i cili është larguar menjëherë. Qytetarët e Loznicës janë në shok nga krimi që ka ndodhur në zonën e tyre. Siç thonë ata, vrasësi ka mundur të arratiset lehtësisht përtej Drinës, e cila është vetëm 350 metra nga vendi ku ndodhi krimi. Nuk e di në cilën anë ka vrapuar, por ajo që di është se Drina është mbi këto ara me misër. Emigrantët kalojnë shpesh në atë rrugë – thotë një qytetar.
Një grua, vajza e së cilës punon në një sallon bukurie jo shumë larg vendit të krimit, tha për gazetarët se mëngjesin e sotëm i ka ardhur një klient dhe i ka thënë se kishte ardhur një burrë, të cilin nuk e kishin parë më parë.
– Gruaja tha se rreth orës 4:30 të mëngjesit ishte ulur në tarracë dhe se ka kaluar një burrë dhe e ka pyetur nëse ka rrugëdalje – na tha ajo.

16:41 Një fqinje që banon pranë vendit ku ndodhi vrasja thotë se ka qenë zgjuar në momentin e tmerrit. Dëgjova të shtënat, kur dola nga dritarja për të parë se çfarë po ndodh, pashë një polic të shtrirë, ndërsa tjetri i plagosur vrapoi te fqinjët dhe bërtiti: “Ndihmoni, thirrni ambulancën dhe policinë”. Menjëherë pas kësaj erdhi policia rrugore që ishte më afër kryqëzimit dhe më pas filluan të vinin të tjerët, policia, ambulanca, xhandarmëria – na tregon fqinji. Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, forcat speciale kanë filluar kërkimin nëpër terren, gjegjësisht nëpër misrin ku dyshohet se ka ikur i dyshuari. Në vendngjarje ndodhen edhe qentë e kërkimit.

16:18 Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq deklaroi se informacionet për deklaratën e pretenduar të Arton Hajrizit se vëllai i tij i ka marrë dokumentet janë të rreme, sepse nëse vëllai i tij kishte ardhur tashmë në Gjermani, pse do të kthehej në Preshevë!?

Personi i cili i ka dokumentet në policinë tonë, Artan Hajrizi, sot në orën 11:55 ka deklaruar në policinë e Hanoverit se pardje vëllai i tij Fatoni i ka vjedhur dokumentet personale në banesën e tij në Hanover.

Është një gënjeshtër klasike, sepse sipas cilës logjikë një person nga Hanoveri kthehet ilegalisht në Preshevë dhe tenton të shkojë sërish ilegalisht në Gjermani?! Kjo tregon qartë se është rënë dakord më herët dhe se është një akt i organizuar.

Policia gjermane duhet të përgjigjet urgjentisht nëse Fatoni ka qenë në Hanover dhe si ka hyrë e ka dalë dhe si ka përfunduar në Preshevë dhe pse, me çfarë qëllimi?

15:40 ZR (1985) është arrestuar në Bijelinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e ‘Republikës Srpska’, i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Po ashtu edhe gruaja e tij IR është arrestuar si bashkëpunëtore në Mlladenoc. Siç mësohet, i arrestuari ka pasur me vete një letërnjoftim fals të Banja Lukës.

Siç është bërë e ditur në kumtesën e ministrisë së Brendshme të Serbisë, policët rreth orës 00:55 gjatë kontrollit të një veturë në pikëkalimin kufitar Liniçka Shora në afërsi me Bosnje e Hercegovinën, kanë ndalur një veturë të markës “Mercedes” me targa të Tutinit, brenda të cilës gjendeshin dy persona.

Gjatë daljes nga vetura, një person ka shtënë me revole, duke e goditur zyrtarin policor serb Nikolla Krsmanoviq (1990) në gjoks, kurse Vjekosllav Illiq (1974) gjithashtu zyrtar policor u qëllua në kraharor – ku më pas sulmuesi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Të dy policët janë dërguar në spitalin e Loznicës, ku Krsmanoviq nuk i mbijetoi plagëve, derisa policit tjetër i është përmirësuar gjendja shëndetësore pas intervenimit kirurgjik.

Nga kjo ministri pretendojnë se në vendin e ngjarjes policia serbe ka gjetur pasaportë të Kosovës të personit me inicialet A.H. i lindur me 1991 si dhe një letërnjoftim të Gjermanisë.

“Forca të shumta të policisë janë vënë në kërkim të sulmuesit”, thuhet ndër tjera në kumtesën e MUP-it serb.