Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj
Pas bastisjes së shtëpisë së tij, Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. E Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), nuk e përmend arrestimin e tij, por thotë se po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. […]
Pas bastisjes së shtëpisë së tij, Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. E Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), nuk e përmend arrestimin e tij, por thotë se po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
“Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në një përgjigje të shkurtër të Dhomave të Specializuara.
Kundër arrestimit të Kilajt, ka reaguar Komuna e Malishevës, e cila në një përgjigje thotë se e ka marrë me shqetësim të madh informacionin se EULEX-i ka arrestuar ish-kryetarin Kilaj. Në reagim thuhet se policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e Kilajt, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panik dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve.
“Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit”, ka shkruar Ekrem Kastrati, kryetar i Malishevës.