Haset në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton rastin
Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse në shumicën e rasteve janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin për nevojat e tyre elementare, të nevojshme, të obligueshmeapo edhe raste të tjera. Mirëpo, në shumë raste, njerzit e ndryshëm, me apo pa vetëdije fusin në qarkullim para të falsifikuara, shkruan SuharekaOnline. Një rast i tillë është […]
Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse në shumicën e rasteve janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin për nevojat e tyre elementare, të nevojshme, të obligueshmeapo edhe raste të tjera.
Mirëpo, në shumë raste, njerzit e ndryshëm, me apo pa vetëdije fusin në qarkullim para të falsifikuara, shkruan SuharekaOnline.
Një rast i tillë është raportuar të martën në Stacionin Policor në Suharekë.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se zyrtari i një banke të martën rreth orës 10:53 ka raportuar në polici se ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia e Kosovës në Suharekë tutje njofton se kartëmonedha e cila dyshohet se është e falsifikuar është konfiskuar dhe se rasti në fjalë është duke u hetuar.
SuharekaOnline rikujton se para këtij rasti, në Stacionin Policor në Suharekë nga muaji janar deri më tani janë raportuar edhe 5 raste të tilla.