Sanimi i rrugës Mushtisht-Dvoran, banorët kërkojnë intervenim më të shpejtë nga kompania

02.05.2023

Banorët e fshatit Mushtisht dhe atij Dvoran të Suharekës kanë kërkuar që të intervenohet sa më shpejtë në rrugën e cila lidhë këto dy fshtra. Banorët e fshatit Mushtisht dhe atij Dvoran të Suharekës kanë kërkuar nga kompania e cila ka filluar sanimin e rrugës që lidh këto dy fshatra të intervenoj sa më shpejtë […]

Banorët e fshatit Mushtisht dhe atij Dvoran të Suharekës kanë kërkuar që të intervenohet sa më shpejtë në rrugën e cila lidhë këto dy fshtra.

Banorët e fshatit Mushtisht dhe atij Dvoran të Suharekës kanë kërkuar nga kompania e cila ka filluar sanimin e rrugës që lidh këto dy fshatra të intervenoj sa më shpejtë në rregullimin e kësaj rruge, raporton SuharekaOnline.

Sipas banorëve të kësaj zone punimet kanë filluar që një kohë relativisht të gjatë dhe mospërfundimi i së cilës po shkakton probleme dhe vërshtirësi gjatë çarkullimit të domosdoshëm.

“Kërkojmë nga kompania punëkrurëse e cila ka filluar me sanimin e rrugës Mushtisht-Dvoran, që të intervenoi sa më shpejtë në shtrimin e kësaj rruge, punimet në të cilën kanë filluar që një kohë relativisht të gjatë dhe mospërfundimi i së cilës po ju shkakton vështirësi banorëve tanë gjatë frekuentimit të domosdoshëm të saj.” thuhet në kërkesën e banorëve nga këshilli i fshatit Mushtisht.