15 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 203 testime 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve […]
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 203 testime 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,662.
Në total numri i rasteve aktive është 128.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 29 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.944 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.625 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 105.104 doza të treta dhe 1,774 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.
