Arrestimet në Suharekë dhe komuna tjera, Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë

30.06.2022

Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se arrestimet e tilla janë bërë aq të shpeshta sa nuk e di nëse mund të reagojnë çdoherë. Po ashtu, ministri Peci kanë theksuar se si Qeveri kanë demonstruar vullnet politik për eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion. “Sa i përket çështjes së arrestimeve, unë besoj […]

Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se arrestimet e tilla janë bërë aq të shpeshta sa nuk e di nëse mund të reagojnë çdoherë.

Po ashtu, ministri Peci kanë theksuar se si Qeveri kanë demonstruar vullnet politik për eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion.

“Sa i përket çështjes së arrestimeve, unë besoj që ne si Qeveri kemi demonstruar vullnet politik që e kemi edhe detyrim ligjor, dhe koordinimeve me të gjitha institucionet dhe akterët e rëndësishëm të rendit dhe drejtësisë në funksion të dukurive devijante edhe në eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion dhe rrjedhimisht parimin dhe e drejta nuk ka karakter selektiv.

Megjithatë, arrestimet e këtyre zyrtarëve janë bërë aq të shpeshta sa që nuk e di se a mundemi çdoherë me pas reagime karshi arrestimeve të zyrtarëve të cilët kryesisht arrestohen për periudhën kohore kur ne nuk kemi qenë në qeverisje”, tha ministri i Bujqësisë.

Ministri Peci këto komente i ka bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës pas kritikës së deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, se nuk pati reagim nga institucionet për arrestimin e djeshëm të personave të dyshuar për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë.