Ministria e Bujqësisë zgjat afatin e aplikimit për subvencione

25.05.2022

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022. Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe […]

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022.

Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në ueb faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në ueb faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Për mënyrën e aplikimit dhe çdo paqartësi ose inforamcion shtesë, mund të drejtoheni në zyret e Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Suharekë.