Komuna e Suharekës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Caritas-in zviceran
Komuna e Suharekës dhe Caritas-i zviceran, sot nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin “Veprimi i Komunave për Ri-integrim dhe Diasporë”. Projekti ka për qëllim mbështetjen dhe përkrahjen e pa-rezervë të të ri-atdhesuarve e duke e shfrytëzuar potencialin e diasporës që të ri-atdhesuarit, mundin e tyre ta kthejnë në investim e integrim e që do të […]
Komuna e Suharekës dhe Caritas-i zviceran, sot nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin “Veprimi i Komunave për Ri-integrim dhe Diasporë”.
Projekti ka për qëllim mbështetjen dhe përkrahjen e pa-rezervë të të ri-atdhesuarve e duke e shfrytëzuar potencialin e diasporës që të ri-atdhesuarit, mundin e tyre ta kthejnë në investim e integrim e që do të mund të kombinohet me investim e zhvilim ekonomik në Kosovë.
Nga Komuna e Suharekës kanë theksuar se marrëveshjet e tilla janë gjithmonë të mira dhe me interes për qytetarët tanë, andaj do t’i përkrahim vazhdimisht.
Ky dakordim i përbashkët, synon forcimin e kapaciteteve lokale për të ofruar mbështetje për lehtësim të ri-integrimit dhe ofrimit të kushteve të investimeve nga diaspora.