Miratohet në parim Projektligji për policinë ushtarake në FSK, Mehaj: Kosova më afër NATO-s

22.02.2022

Ndërkaq, me mbështetje të deputetëve të pozitës dhe opozitës në Kuvend është votuar në parim ky projektligj. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka arsyetuar këtë projektligj duke thënë se rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt anëtarësimit në NATO. Po ashtu, ministri Mehaj ka shtuar se është hera […]

Ndërkaq, me mbështetje të deputetëve të pozitës dhe opozitës në Kuvend është votuar në parim ky projektligj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka arsyetuar këtë projektligj duke thënë se rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt anëtarësimit në NATO.

Po ashtu, ministri Mehaj ka shtuar se është hera e parë që statusi dhe misioni i policisë ushtarake rregullohet me ligj të veçantë.

“Është hera e parë që statusi dhe misioni i policisë ushtarake rregullohet me ligj të veçantë. Duke marrë parasysh se synimi Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt realizimit të këtij synimi strategjik të Republikës së Kosovës… Prandaj kërkoj që policia ushtarake të ketë autorizime specifike ligjore në mbështetje të misionit. Andaj, Ministria e Mbrojtjes kërkon shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji”, tha ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.