AKP bëhet pronare e aksioneve të AgroKosova Holding edhe në ARBK
Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme me rastin e tërheqjes së aksioneve të enjten ka ekzekutuar vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka), e cila tani e tutje do të jetë nën administrimin të drejtpërdrejt të AKP-së. Edhe në ARBK (Agjencia e Regjsitrimi të Bizneseve të Kosovës) Agrokosova […]
Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme me rastin e tërheqjes së aksioneve të enjten ka ekzekutuar vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka), e cila tani e tutje do të jetë nën administrimin të drejtpërdrejt të AKP-së.
Edhe në ARBK (Agjencia e Regjsitrimi të Bizneseve të Kosovës) Agrokosova Holding SH.P.K. ka kaluar në pronësi të AKP-së me 100% të aksioneve, ku sipas ligjit dhe statutit, përfaqësues i autorizuar dhe drejtor menaxhues është Avni Jashari.
| Emri i biznesit | Agrokosova Holding SH.P.K. |
| Emri tregtar | /// |
| Lloji biznesit | Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara |
| Numri unik identifikues | 810529894 |
| Numri i biznesit | 70423906 |
| Numri fiskal | 600281969 |
| Numri certifikues KTA | /// |
| Numri punëtorëve | 5 |
| Data e regjistrimit | 18/04/2007 |
| Komuna | Suharekë |
| Adresa | Shirokë, , |
| Telefoni | /// |
| /// | |
| Kapitali | 1,251.00€ |
| Statusi në ARBK | Regjistruar |
| Data e shuarjes | /// |
| Statusi në ATK | /// |
| Emri | Mbiemri | Pozita në biznes | Autorizimet |
| Avni | Jashari | Drejtor menaxhues | Sipas ligjit dhe statutit. Përfaqësues i Autorizuar |
| Emri Mbiemri | Kapitali në € | Kapitali në % |
|---|---|---|
| Agjencia Kosovare e Privatizimit | 1,251.00€ | 100.00% |
AKP zotohet se me përkushtimin më të madh do të bëjë përpjekje për të ofruar zgjidhjen më të mirë për ndërmarrjen e re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka). Në ndërkohë, AKP do të vazhdoj aktivitetin e ndërmarrjes me punëtorët aktual të cilët do të lidhin marrëdhënie pune me AKP-në.