Betohen sot rekrutët e rinj të FSK-së
Kjo ceremoni do të mbahet në Kazermën “Skënderbeu” të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo ceremoni pritet të fillojë në orën 11:00, ndërkaq sipas njoftimit, do të marrin pjesë liderë të lartë të shtetit. “Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, sot, më 24 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia […]
Kjo ceremoni do të mbahet në Kazermën “Skënderbeu” të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kjo ceremoni pritet të fillojë në orën 11:00, ndërkaq sipas njoftimit, do të marrin pjesë liderë të lartë të shtetit.
“Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, sot, më 24 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë liderët më të lartë shtetërorë si dhe zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.