Çmimi i derivateve nuk duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve të tjera në treg
Ndërsa arsyetimi për këtë rritje të çmimeve të produkteve është rritja e çmimit të derivateve. Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës (ShNK), Fadil Berjani për IndeksOnline ka thënë se nuk ka ndikim aspak çmimi i derivateve sa i përket rritjes së çmimeve në gjërat ushqimore. Berjani tha se nuk kemi dëshirë që të […]
Ndërsa arsyetimi për këtë rritje të çmimeve të produkteve është rritja e çmimit të derivateve.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës (ShNK), Fadil Berjani për IndeksOnline ka thënë se nuk ka ndikim aspak çmimi i derivateve sa i përket rritjes së çmimeve në gjërat ushqimore.
Berjani tha se nuk kemi dëshirë që të jenë këto çmime por na u imponohen nga Berza dhe OPEC.
“Kemi rastin vitin e kaluar ku çmimi i derivateve ka qenë në shitje 78 cent në Kosovë, por marketet kanë abuzuar me çmimet të larta. Ne naftarët nuk kemi dëshirë që të jenë këto çmime por na u imponohen nga Berza dhe OPEC. Këto çmime kanë kapluar botën.
Sa i përket çmimit të biletave të autobusit normale që ndikon edhe rritja e çmimeve të naftës, por sa i përket rritjes së çmimeve në gjëra ushqimore nuk ka ndikim aspak. Këto çmime të derivateve i kemi që nga 1 tetorit”, tha ai.
Kurse, Berjani duke arsyetuar çmimin e lartë të derivateve tha se kur ka reduktim të prodhimit rriten edhe çmimet.