Bizneset Vende Pune Ofertat

“Rritni edhe një muaj, s’iu ka mbet shumë”, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve të produkteve

“Rritni edhe një muaj, s’iu ka mbet shumë”, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve të produkteve

18.11.2023 Lajme

Autoriteti i Konkurrencës sot konfirmoi se kanë pranuar ankesa të shumta sa i përket çështjes së çmimeve të produkteve në tregun kosovar.

Ka disa kohë që qytetarët e vendit vazhdimisht po ankohen për rritjen e çmimeve të produkteve në vend, gjë kjo e cila u konfirmua edhe nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së vetëm në muajin tetor çmimet e konsumit janë rritur për 3.3% nëse e krahasojmë me muajin e njëjtët të vitit paraprak. 

Këto çmime po dalin të jenë të papërballueshme për disa qytetarë, të cilët nuk ngurrojnë të shprehin gjendjen e tyre financiare të rënduar edhe në rrjete sociale.

Disa nga ta ia vejnë fajin qeverisjes, disa inspektoratit, e nga ana tjetër, në një foto-lajm të Sinjalit qytetarët thonë se çmimet e tregut të Kosovës janë më të larta se në Evropë.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Fluturojnë çmimet, 3.3 % më shumë rëndohet shporta e qytetarit

Fluturojnë çmimet, 3.3 % më shumë rëndohet shporta e qytetarit

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,3% në muajin tetor 2023, krahasuar me periudhën e njejt të vitit të kaluar.

Bazuar në të dhënat e ASK-së, kjo rritje  kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1 %), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekracioni dhe kultura (5,3%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,8 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-11,3%) , lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-9,5%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (-1,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,5 për qind në IHÇK-it.

Tetor 2023 / shtator 2023 0,0% .

Përkundër mos ndryshimit në muajin tetor 2023 të Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit krahasuar me muajin Shtator 2023 vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it.

Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-1,0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,1 për qind në IHÇK-it. Ndërsa ngritja e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: veshjet dhe këpucë (1,7%) dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme (1,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,1 për qind në IHÇK-it.

Rriten sërish çmimet në Kosovë

Rriten sërish çmimet në Kosovë

Raportohet se çmimet e konsumit në Kosovë kanë filluar të rriten përsëri, përcjell. Madje inflacioni ka shkuar në mbi 4 për qind, muajin shtator 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Çmimet e konsumit janë më të larta në një mesatare prej 4,2 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar (2022).

Kështu u bë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e cila ka publikuar indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shtator 2023.

Sipas një njoftimi për media nga ASK bëhet e ditur se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,9% në muajin shtator 2023, ndërsa norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2023 me muajin shtator 2022 ishte 4,2 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,2 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022”.

Agjencia ka treguar se me ngritjen e çmimeve të konsumit të cilat i ka ndarë në disa grupe.

“Në këtë periudhë janë grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perime (25,4 për qind); pemë (14,1 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,0 për qind); prodhime ushqimore (9,6 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (9,3 për qind); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7,4 për qind); pije joalkoolike (7,1 për qind); pije alkoolike, duhan (6,6 për qind); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (6,5 për qind); kujdes personal (5,9 për qind), shërbime për transport (5,5 për qind); bukë dhe drithëra (5,3 për qind); restorante dhe hotele (4,3 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (4,1 për qind); shërbime ambulantore (4,1 për qind); shëndetësi (3,6 për qind); rekreacion dhe kulturë (3,5 për qind); veshje dhe këpucë (3,4 për qind); mish (2,7 për qind); mallra dhe shërbime të ndryshme (2,7 për qind); dhe qumësht, djathë dhe vezë (1,5 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,4 për qind në IHÇK”.

Ndërsa siç thuhet në njoftim rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (-12,7 për qind) dhe përdorim i pajisjeve për transportin personal (-1,1 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,2 për qind) në IHÇK.

Sërish valë e re e shpërthimit të çmimeve në Kosovë

Sërish valë e re e shpërthimit të çmimeve në Kosovë

Çmimet e të gjitha produkteve, veçmas të atyre bazike ushqimore në Kosovë, këtyre ditëve janë totalisht anarkike, jashtë kontrollit dhe llupës së domosdoshme instititucionale. Dhe në këtë gjendje kaotike, çmimet kanë shpërthyer, janë ngritur pakuptueshëm në qiell dhe jashtë çdo logjike të tregut. Ç’është më keq, shpërthimi i çmimeve nuk po ndalet në republikën tonë.

Sot, në marketet, supermarketet dhe magamarketet e shumta ku tregtohet djathi i bardhë i lopës “Drena”, një paketim 800 gramësh, çmimi i tij kishte arritur në 6,29 euro, ndërsa i njëjti djath, para dy-tre ditësh në të gjitha shitoret e ka pasur çmimin saktësisht 4,59 euro, ose në raste më të rralla edhe 4,55 euro.

Çmimi i ri i ngritur i këtij djathi, po të llogaritet në përqindje krahasuar me çmimin e para dy-tre ditësh, i bie të jetë rreth 50 për qind më i lartë. Dhe të ngritet çmimi i një produkti, madje i një produkti ushqimor, brenda natës 50 për qind, kudo në botë do të bëhej çështje dhe preokupim urgjent i strukturave kompetente të secilit shtet, do të alarmohej gjithandej një ngritje kaq evdidente çmimi.

Do të duhej patjetër të bëhej dhe të ishte urgjentisht problem shqetësues edhe për autoritetet e Kosovës- për vendimarrëit kosovarë: qeveritarët, ligjvënësit, por edhe përfaqësuesit e agjencive e institucioneve të tjera të ndryshme.

Por këtu, te ne, në shtetin ndër më të varfërit në botë, me popullësi shumicë ekstremisht të skamur, as që u trondit dikush nga zyrtarët dhe autoritetet kompetente për këtë çmim të ngritur në përmasa frikësuese. Po të sheshonte ndonjë institucion kompetentë këtë ngritje kaq të vrullshme dhe kaq enorme, gjithsesi, djathi “Drena” nuk do të tregtohej me çmim të dyfishuar brenda natës.

Por, nuk është vetëm ky produkt që me çmime të ngritura përtej botës mbarë, u evidentua këtyre ditëve dhe sot në tregjet e Kosovës. Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, duke reaguar (ndër të rrallët personalitete të politikës që së paku me ndonjë status në rrjetet sociale, apo edhe me ndonjë reagim shprehet kundër ngritjes së çmimeve jashtë logjikës së tregut), edhe sot për ngritjen e çmimeve, në një postim në Facebook, ka saktësuar se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Ndërkohë, po sot, nëpërmjet një informacioni nga Dragashi, të distribuar nga mediet kosovare, është njoftuar se një qytetari nga Dragashi vetëm katër drunj të shkurtuar i kanë kushtuar 4.79 euro centë. Në etiketën e thesit me katër drurë shkruan se kjo sasi është “0.022 m3 dru”.

Ndërsa një kolegu ynë më i vëmendshëm, e ka llogaritur se me këtë çmim i bie që një metër dru në Dragash ka zënë të tregtohet me hiq më pak se 217 euro.

Se sa është i lartë ky çmim i drunjve, nuk është edhe aq vështirë të konkludohet. Po të llogariten këto dy çmime të ngritura vetëm në këto ditët e fundit (çmimi i djathit dhe i druve), por edhe i shumë produkteve të tjera esenciale ushqimore, i bie që çmimet e mallrave ushqimore bazike të rapotuara nga ASK-ja (të rritura deri në 64%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak), do të dilnin edhe në përqindje shumë më shumë të ngritura. Sepse në raportin e ASK-së, janë të prezantuara çmimet e ngritura deri në fund të shtatorit më së voni, dhe nuk janë të përfshira çmimet e ngritura këtyre ditëve.

Sido që të jetë, edhe çmimet e mallrave ushqimore bazike deri në shtator, krahasuar me të njëjtit muaj të vitit të kaluar, tregojnë mjaftueshëm se në çfarë përmasash të frikshme janë ngritur çmimet ushqimore, ato të produkteve të domosdoshme dhe përditë të nevojshme për familjet kosovare.

Tregojnë pokështu që në këta muaj për shkak të këtyre çmimeve dhe rënies së fuqisë blerëse të kosovarëve në përgjithsësi, dhe në vaçanti të të skamurve, është rënduar tejmase për ta përmbyllja e një muaji.

Sipas ASK-së, në periudhën shtator 2021- shtator 2022 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vaji ushqimor i lulediellit nga 1,54 euro, tani në shtator 2022 tregtohet me 2,52 euro (çmimi për 64 për qind i ngritur), çmimi i miellit të grurit nga 52 centë për kilogram tani ka shkuar në 81 centë (rritje 56 për qind), një metër kub dru zjarri nga 40, 38 euro, në shtatorin e sivjetshëm është tregtuar me 62,35 euro (54 për qind), një kilogram sheqer nga 73 centë është bërë 1,1 euro ( ose 51 për qind rritje e çmimit). Por, çmimi i sheqerit ka vazhduar të rritet ndjeshëm edhe pas muajit shtator, dhe tani një kilogram shitet saktësisht 1,45 euro, dhe me këtë çmim i bie se sheqeri tani tregtohet saktësisht qind për qind më shtrenjtë se në periudhën e njëjtë të vitit 2021). Mishi i pulës nga 2,72 sa është tregtuar vjet, tani ka çmimin 3,94 euro sivjet, vezët tani shiten 3,71 euro sipas ASK-së, ndërsa vjet në periudhën e njëjtë ato janë tregtuar me 2,57 euro.

Çmime ndjeshëm të rritura në shtatorin e sivjetshëm krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, ASK-ja ka evidentuar edhe te nafta, buka e bardhë, mishi i gjedhit dhe i viçit, tek bananet, kafeja e bluar, qumështi, jogurti, fasulja, çaji, limoni, specat, orizi, dhe produkte të tjera. Këto janë çmimet që kanë shpërthyer në republikën tonë, duke arritur rekorde të reja edhe krahasuar me shtetet e rajonit dhe të botës, edhe krahasuar me fuqinë blerëse të kosovarëve të varfër.

Në Kosovë, çmimet e shportës, por edhe të higienës janë goxha më të larta se në në shumë vende të BE-së, ndërsa dihet si qëndron proporcioni i fuqisë blerëse të kosovarëve dhe të shumicës së banorëve të shteteteve të Europës. Ndërsa, në Kosovë deri më sot, edhe pse dihej edhe për trendin e ngritjes në qiell të çmimeve të të gjitha produkteve, dhe të tendencave dhe veprimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm për të shfrytëzuar situatën, në mungesë të vullnetit politik, në radhë të parë, por edhe në mungesë të vendosmërisë dhe paaftësisë individuale e institucionale, nuk u gjetën mënyra për t’u përballur me shpërthimin e egër të çmimeve.

Nga mosdija, apo nga mosdashja në këtë periudhë që po analizohet në këtë shkrim, nuk u ndërmorrë as edhe një masë e vetme, as e përkohshme, për të frenuar vrullin e ngritjes së çmimeve të shumë produkteve bazike nga tregtarët e pandërgjegjshëm, që nuk u ndalën në ngarendjen për të ngritur orë e çast çmimet, duke shfrytëzuar situatën dhe anarkinë në zhvillimet e ecurive të çmimeve në vend.

Disa herë dështuan të miratohen masat e përkohshme për të parandaluar abuzimin e tejdukshëm të tregtarëve me çmimet e produkteve themelore. Siç dihet, edhe në mbledhjen e parafundit të Kuvendit të Kosovës, të enjten, më 20 tetor, ligjvënësit e Kosovës e bojkotuan miratimin e këtyre masave, aq shumë dhe aq gjatë të kërkuara nga vetë ata, nga deputetët e Kuvendit pra. Ata ikën nga salla kur erdhi koha të votohen këto masa, u avulluan sa çel e mbyllë sytë, pasi që tani kishin siguruar mëditjet për pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit.

Ikën nga votimi ata që me ngulmë kërkuan këto masa për një kohë të gjatë, ata që ‘trumbetuan’ me muaj për “neglizhencën e qeveritarëve për të ndërmarrë masa për të vënë një kontroll shfrenimit të çmimeve në Kosovën e varfër skajshmërisht. Ikën deputetët opozitarë nga votimi, por ikën edhe sish nga pozita. E gjithë kjo, u bë për t’u zhvleftësuar forumi, për të mos pasur numrat e bollshëm për votim, siç është bërë thuaja praktikë e rëndomtë në shumicën e mbledhjeve të Kuvendit, sidomos kur në rend dite ka për t’u votuar ndonjë zhvillim me rëndësi të madhe.

Këto masa, ç’është e vërteta, janë miratuar më në fund në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës . Dhe kosovarët, shumica të varfër financiarisht dhe me mirëqenie të rrezikuar seriozisht nga ngritja abuzive e vazhdueshme e çmimeve, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të vobektë, sado skeptikë shumica e tyre, prap shpresojnë se më në fund nuk do të paguajnë për çdo ditë çmim të ri më të lartë për bukën, sheqerin, vajin, orizin, qumështin, pastat, kripën, mishin e pulës, vezët, produktet e higjienës dhe drurin për djegje, produkte këto të parapara për çmim tavan në Projektligjin e Masave të Përkohshme në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Konsumatori nga Kosova, kosovari i rëndomtë, më në fund e ka një shkas të vogël fare të besojë se dikush do të merret me problemin me abuzime me çmimet. Sepse, me ligjin e miratuar sot nga ligjvënësit e vendit (jo nga të gjithë, 62 deputetë e votuan sot Projektligjin për çmimet tavan…), për shumë produkte esenciale ushqimore propozohen çmime tavan. Në këtë mënyrë, më në fund, mbase do të të vihet nën kontroll abuzimi me çmime edhe në Kosovë dhe sado-kudo do të kthehet vëmendja edhe te kujdesi nga ç’ekulibrimi i mëtutjeshëm i gjendjes sociale në vend. /Buletini Ekonomik

M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
New Born Agency Tjera Rruga Xhavit Sylaj, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë