KEDS: Pas bojlerit me 44%, 19% e faturës mujore të rrymës shkon për përgatitjen e ushqimit
Pas bojlerit, i cili sipas llogaritjeve të KEDS-it del që e zë përqindjen më të madhe të faturës mujore (44%), pajisjet elektrike për gatimin e ushqimit (zierje dhe pjekje) nëpër shtëpitë tona zënë 19% të shumës totale të faturës mujore. Pajisjet për gatim 5000W, nëse përdoren 1 orë e 30 minuta në një ditë të […]
Pas bojlerit, i cili sipas llogaritjeve të KEDS-it del që e zë përqindjen më të madhe të faturës mujore (44%), pajisjet elektrike për gatimin e ushqimit (zierje dhe pjekje) nëpër shtëpitë tona zënë 19% të shumës totale të faturës mujore.
Pajisjet për gatim 5000W, nëse përdoren 1 orë e 30 minuta në një ditë të vetme, shpenzimi mujor do të ishte 137 kWh, vlerësojnë nga KEDS-i.
Sipas KEDS-it, këto përllogaritje janë marrë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak gjatë vitit, pa pëfshirë këtu ngrohjen që zë vendin e parë në shpenzimin më të madh të energjisë elektrike.
Pra, nëse ju bëni përgatitjen e ushqimit me pajisje elektrike për rreth 1orë e 30 minuta në ditë, këto pajisje në muaj shpenzojnë rreth 19% të faturës totale.
Njoftimi i KEDS-it:
Pas boljerit që zë 44% të shumës totale të shpenzimi mujor të enegjisë elektrike, gatimi, pra pajisjet elektrike për pjekje dhe zierje në kuzhinë, po ashtu përbëjnë një përqindje të madhe.
Nëse ju bëni përgatitjen e ushqimit me pajisje elektrike për rreth 1orë e 30 minuta në ditë, këto pajisje në muaj shpenzojnë rreth 19% të faturës totale.
Këto përllogaritje janë marrë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak gjatë vitit, pa pëfshirë ngrohjen me rrymë, që zë vendin e parë në shpenzimin më të madh të energjisë elektrike.
