Vetëm në gusht kanë vdekur 13 persona në aksidente trafiku
Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës, gjatë muajit gusht aksidentet shënuan një rritje enorme, ku pothuajse çdo ditë u raportuan mbi 100 aksidente trafiku. Ku si pasojë e këtyre aksidenteve, shumë persona edhe humbën jetën. Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit gusht 2021, policia njofton se për një muaj në aksidente të ndryshme […]
Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës, gjatë muajit gusht aksidentet shënuan një rritje enorme, ku pothuajse çdo ditë u raportuan mbi 100 aksidente trafiku.
Ku si pasojë e këtyre aksidenteve, shumë persona edhe humbën jetën.
Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit gusht 2021, policia njofton se për një muaj në aksidente të ndryshme trafiku vdiqën 13 persona.
“Është një situatë e ndjeshme me një numër prej 13 personave ( 8 pasagjer, 4 shofer dhe 1 këmbësor), që kanë humbur jetën në aksidente fatale”, njofton policia.
“Shpejtësia është shkaktari me i shpeshtë i aksidenteve në trafik!”, thuhet në njoftimin e policisë.