Austri, 29-vjeçari kosovar kapet me 125 km/orë në zonën 50, i konfiskohet patenta dhe makina
Policia austriake ka ndaluar gjatë natës një 29-vjeçar kosovar, me vendbanim në Bavari, i cili po lëvizte me një shpejtësi skajshmërisht të lartë në rrugët e qytetit të Salzburgut.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit zyrtar, shoferi është kapur duke vozitur me 125 kilometra në orë përgjatë rrugës kryesore të Innsbruck-ut, në kryeqytetin e Landit të Salzburgut, ku shpejtësia e lejuar ishte vetëm 50 kilometra në orë.
Për shkak të shkeljes së rëndë, autoritetet policore kanë ndërmarrë masa të menjëhershme. Atij i është revokuar patenta e drejtimit, ndërkohë që leja për vozitje i është mohuar plotësisht.
Policia ka bërë të ditur se patenta e shoferit është konfiskuar në vend, ndërsa automjeti i tij është sekuestruar përkohësisht.
Përveç tejkalimit të shpejtësisë, shoferi kosovar raportohet se kishte kryer edhe disa modifikime teknike në automjet, të cilat do të verifikohen nga ekspertët përkatës.