Austri, kapet duke vozitur 170 km/h, 26-vjeçarit nga Kosova i konfiskohet makina

14.08.2025

Një 26-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga policia e trafikut në autostradën Tauern (A10) në Austri pasi po ngiste makinën me shpejtësi marramendëse.

Austri, kapet duke vozitur 170 km/h, 26-vjeçarit nga Kosova i konfiskohet makina Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur të hënën pranë St. Michael im Lungau, ku ishte vendosur një kufizim shpejtësie prej 100 km/orë.

I riu, me makinën e tij, po udhëtonte me mbi 170 km/orë, duke tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar. Si pasojë e kësaj shkeljeje të rëndë, policia austriake ka marrë masa të menjëhershme, shkruan platforma Urgjent.com.

Autoritetet sekuestruan përkohësisht automjetin, konfiskuan patentën e drejtimit dhe ngritën akuza kundër 26-vjeçarit. Kjo shkelje e ligjit të trafikut në Austri përbën një rrezik të madh për sigurinë rrugore, jo vetëm për drejtuesin e mjetit, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More