Austri, 21-vjeçari kosovar kapet duke vozitur me 161 km/orë në zonën 100, i konfiskohet patenta dhe vetura
Një 21-vjeçar me origjinë nga Kosova është kapur duke tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë gjatë një kontrolli policor në autostradën federale Pinzgau (B311) në St. Johann im Pongau, Austri.
Foto: Ilustrim
Sipas policisë, ai po ngiste me 161 km/orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/orë. Për shkak të shkeljes së rëndë, zyrtarët policorë i kanë konfiskuar menjëherë patentë-shoferin, ndërsa vetura e tij është sekuestruar në vendngjarje.
21-vjeçari pritet të përballet me akuza për tejkalim të rrezikshëm të shpejtësisë, ndërsa autoritetet austriake kanë paralajmëruar masa të rrepta për të gjitha rastet e ngjashme, duke theksuar rrezikun që paraqet shpejtësia e tepërt në komunikacion.