Austri, 29-vjeçari nga Kosova kapet me 125 km/h në zonën 50, i konfiskohet patenta dhe makina

23.09.2025

Një 29-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i cili jeton në Bavari, është ndaluar nga policia austriake në Salzburg pasi u kap duke ngarë me shpejtësi të lartë në zonë urbane.

Austri, 29-vjeçari nga Kosova kapet me 125 km/h në zonën 50, i konfiskohet patenta dhe makina Foto: Ilustrim

Ngjarja ndodhi gjatë natës në rrugën kryesore të Innsbruck-ut, ku shoferi po lëvizte me 125 km/orë, ndonëse kufiri i lejuar ishte vetëm 50 km/orë.

Sipas raportimeve të policisë, shkelja e rëndë e rregullave të qarkullimit rrugor çoi menjëherë në konfiskimin e patentës së tij të shoferit. Për më tepër, autoritetet austriake i mohuan edhe të drejtën për të marrë një leje të re drejtimi për një periudhë të pacaktuar.

Automjeti i 29-vjeçarit u sekuestrua përkohësisht në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet zbuluan se makina kishte pësuar disa modifikime teknike jo të lejuara. Këto ndryshime po ashtu do të përfshihen në procedurat ligjore që priten ndaj tij.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More