Zvicër, regjistrohen temperaturat më të ulëta

20.01.2024

Nata që sapo kaloi, mes të premtes së djeshme dhe sot, të shtunës, ishte nata më e ftohtë e këtij dimri deri tani. Në Passo del Forno (GR) termometri regjistroi -28 gradë. Në Samedan, në Engadine, temperatura ka rënë në -26.3 gradë. Ftohtë ishte edhe në pllajë: në Ebnat-Kappel (SG) këtë natë ishte -15,8 gradë, […]

Zvicër, regjistrohen temperaturat më të ulëta Foto: A person with an umbrella standing under the snow by a street

Nata që sapo kaloi, mes të premtes së djeshme dhe sot, të shtunës, ishte nata më e ftohtë e këtij dimri deri tani. Në Passo del Forno (GR) termometri regjistroi -28 gradë. Në Samedan, në Engadine, temperatura ka rënë në -26.3 gradë.

Ftohtë ishte edhe në pllajë: në Ebnat-Kappel (SG) këtë natë ishte -15,8 gradë, në Egolzwil (LU) -15,3 dhe në Tänikon (TG) -15,0.

Temperaturat e ftohta u shkaktuan nga një rrymë arktike që mbërrin direkt nga Poli i Veriut, raportoi MeteoSwiss. Ajri i ftohtë i kombinuar me qiellin e kthjellët krijuan një natë të ftohtë. Nga java e ardhshme falë erës së fortë do të ketë rritje të qartë të temperaturave.