Zvicër, pesë persona të arrestuar për trafik droge, mes tyre edhe dy shtetas nga Kosova

18.07.2025

Policia kantonale e Graubündenit ka arrestuar dhe dënuar pesë persona për trafikim të kokainës në qytetin Chur, gjatë një jave operacione.

Gjatë kontrolleve të realizuara në shtëpi dhe automjete, autoritetet kanë sekuestruar gati një çerek kilogrami kokainë.

Sipas një njoftimi zyrtar të publikuar të premten, të arrestuarit kanë vepruar në mënyrë të pavarur në tri formacione të ndara – dy grupe me nga dy persona dhe një individ që vepronte i vetëm. Njëri prej grupeve përbëhej nga një shtetas serb 20-vjeçar dhe një kosovar 24-vjeçar, ndërsa grupi tjetër nga një portugez 25-vjeçar dhe një brazilian 22-vjeçar. Përveç tyre, një shtetas tjetër nga Kosova, 33 vjeç, është arrestuar si autor i vetëm i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Të gjithë të arrestuarit banonin në kantonet Graubünden dhe St. Gallen.

Në koordinim me Prokurorinë Publike, operacionet e arrestimit u zhvilluan në fund të muajit qershor dhe në fillim të korrikut. Katër prej të arrestuarve janë dërguar në paraburgim, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të ndriçuar plotësisht rastin.

Policia kantonale ka njoftuar se kontrollet do të vazhdojnë, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar tregtinë ilegale të drogës në rajon.