Zvicër, kapen dy shqiptarë me 30 kg kokainë të fshehur në makinë

para 27 dite

Rojet kufitare të Ticinos kanë ndaluar në Mendrisiotto një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar shqiptar, të cilët po transportonin 30 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin e tyre.

Zvicër, kapen dy shqiptarë me 30 kg kokainë të fshehur në makinë

Lajmin e bënë të ditur të martën Prokuroria Publike, Policia Kantonale e Ticinos dhe Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC). Dy shqiptarët, të moshës 30 dhe 28 vjeç dhe banues në Shqipëri, u arrestuan gjatë një kontrolli rutinë javën e kaluar.

Sipas njoftimit, punonjësit e UDSC gjetën 30 kilogramë kokainë të fshehura në makinën me të cilën po udhëtonin dy shtetasit shqiptarë.

Hetimi, i cili tashmë po koordinohet nga prokurori publik i Ticinos, Luca Losa, ka për qëllim të zbardhë origjinën dhe rrugën e lëndës narkotike. Kontrollet fillestare sugjerojnë se droga nuk ishte e destinuar për tregun zviceran.

Dy personat e arrestuar janë marrë në pyetje dhe ndodhen aktualisht në paraburgim. Ata akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal zviceran për Narkotikët. Hetimet në lidhje me këtë rast janë ende në vazhdim.

Etiketat

Ofertat e fundit