Zvicër, dy kosovarë dënohen për mashtrim ndaj një prifti, përvetësuan mbi 300 mijë franga

para 49 dite

Gjykata Penale e Lucernit ka dënuar dy burra nga Kosova për mashtrim komercial, duke përfituar mbi 300,000 franga zvicerane nga një prift.

Zvicër, dy kosovarë dënohen për mashtrim ndaj një prifti, përvetësuan mbi 300 mijë franga

Duke përdorur manipulime dhe gënjeshtra të mirëorganizuar, të akuzuarit u dënuan me burgime përkatësisht 20 dhe 27 muaj. Përveç kësaj, ata do të dëbohen nga Zvicra për disa vite pas përfundimit të dënimit.

Siç raporton gazeta  “Sunshine Radio”, njëri prej të akuzuarve, një pensionist 38-vjeçar, ishte i varur nga bixhozi dhe kishte precedentë penalë të mëparshëm. Ai arriti të përvetësonte 150,000 franga nga prifti në periudhën 2014–2018, duke kërkuar rreth 100 kredi të ndryshme. Për shkak të varësisë së tij, ai u dënua me një burgim të pakushtëzuar prej 20 muajsh dhe u urdhërua të ndjekë trajtim ambulator për trajtimin e varësisë nga bixhozi.

I dyti i akuzuar, gjithashtu 38 vjeç dhe me borxhe të rënda, u dënua me 27 muaj burg, një pjesë e të cilit me kusht. Ai përfitoi 165,000 franga në formë kredish personale dhe ndihmoi partnerin e tij të mashtronte edhe për 74,000 franga të tjera.

Sipas gjykatës, të akuzuarit përdorën rrëfimet fetare dhe ndjenjën e detyrimit moral të priftit për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Pensionisti i varur nga bixhozi shfrytëzoi situatën duke treguar histori të rreme për borxhe që mund ta çonin në burg, për familjarë të sëmurë që kërkonin ndihmë dhe për rrezikun e dëbimit nga vendi.

Pjesë e mashtrimit ishte edhe një gënjeshtër për një trashëgimi të rreme që, sipas të akuzuarit, do t’i mundësonte shlyerjen e borxheve. Gjykata deklaroi se prifti ishte “disi sylesh”, por theksoi se ai nuk mbante përgjegjësi për veprimet e të akuzuarve, duke qenë se ai kishte vepruar në përputhje me detyrimet e tij profesionale për të ndihmuar ata që pretendonin të ishin në nevojë.

Përveç dënimeve me burg, gjykata vendosi që të dy burrat të dëbohen nga Zvicra për disa vite. Vendimi ende nuk është përfundimtar, pasi të akuzuarit kanë paraqitur apel në përpjekje për të shmangur dënimet.

Nga viti 2017 e tutje, i dyti nga të akuzuarit, i cili fillimisht kishte vepruar si ndihmës i partnerit të tij, filloi të kërkonte kredi direkt nga prifti. Ai pretendonte se i duheshin paratë për të hapur një biznes suvatimi, i cili supozohej të siguronte punësim për të dy të akuzuarit.

Etiketat

Ofertat e fundit