LVV
PDK
LDK
AAK

Zvicër, dorëzohet në policia kosovari që kishte goditur gruan e tij pas një grindje

para 31 dite

Një incident i dhunshëm trondit komunitetin e Winterthur-Grüze. Më datë 8 janar, rreth orës 15:30, policia u njoftua për një grua të plagosur në këtë lagje.

Zvicër, dorëzohet në policia kosovari që kishte goditur gruan e tij pas një grindje

Sipas hetimeve preliminare, viktima, një 24-vjeçare me origjinë nga Kosova, po ecte me bashkëshortin e saj, 34 vjeç, gjithashtu me shtetësi kosovare, kur mes tyre ka ndodhur një grindje që ka eskaluar në dhunë. Burri e ka goditur gruan në kokë, duke i shkaktuar lëndime.

Pas sulmit, burri ka ikur nga vendi i ngjarjes, por një çiklist që ka dëgjuar britmat e gruas së plagosur është afruar për të ndihmuar. Falë ndërhyrjes së tij, viktima është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Disa ditë më vonë, më datë 11 janar, i dyshuari është dorëzuar vullnetarisht në polici dhe është arrestuar. Autoritetet po hetojnë motivet e këtij akti të dhunshëm dhe po mundohen të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Policia e Kantonit të Cyrihut dhe Prokuroria Publike I janë duke kryer hetime intensive për të sqaruar të gjitha aspektet e këtij incidenti tronditës. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, por fakti që viktima dhe autori janë bashkëshortë ngre shumë pyetje rreth dinamikës së marrëdhënies së tyre.

Etiketat

Ofertat e fundit