Deri në 250 franga gjobë për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara
Personat që hedhin mbeturina në vende të palejuara në Zvicër së shpejti do të përballen me gjoba më të larta. Nga 1 gushti do të hyjë në fuqi një rregullore e re që parasheh gjoba deri në 250 franga për ndotjen e hapësirave publike dhe asgjësimin e paligjshëm të mbetjeve.
Foto: Ilustrim
Sipas autoriteteve zvicerane, masa synon të luftojë fenomenin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave, të nxisë riciklimin dhe të përmirësojë menaxhimin e mbetjeve urbane në të gjithë vendin.
Gjoba nuk do të jetë e njëjtë për çdo rast, por do të përcaktohet në varësi të llojit dhe sasisë së mbeturinave të hedhura. Rregullorja e re synon gjithashtu të krijojë një standard më të unifikuar në nivel kombëtar për ndëshkimin e ndotjes së mjedisit.
Autoritetet shpresojnë se masat e reja do të ndihmojnë në ruajtjen e pastërtisë së qyteteve, parqeve dhe hapësirave publike, duke forcuar përgjegjësinë qytetare ndaj mjedisit.
