Zvicër, arrestohet 39-vjeçari kosovar për tentim vrasje, tre të plagosur

08.04.2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Wetzikonit në Zvicër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një krimi të dhunshëm.

Zvicër, arrestohet 39-vjeçari kosovar për tentim vrasje, tre të plagosur Foto: Ilustrim

Autori i dyshuar, një 39-vjeçar me origjinë nga Kosova, është arrestuar nga policia zvicerane.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, sulmi ndodhi rreth orës 09:30 më 25 mars, në një banesë në Wetzikon. I dyshuari ka sulmuar një grua 36-vjeçare me prejardhje nga Kosova dhe një burrë 31-vjeçar nga Afganistani. Të dy kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ndodhej edhe një vajzë 14-vjeçare, e cila gjithashtu ka pësuar lëndime të lehta dhe është hospitalizuar.

Pas sulmit, autori i dyshuar ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar në Cyrih në mesditë. Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me motivin e krimit, marrëdhënien mes autorit dhe viktimave apo mënyrën e saktë se si kanë ndodhur plagosjet.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në vazhdim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More