Zvicër, arrestohet 18-vjeçari kosovar: Kapet “duke fluturuar” me mbi 100 km/h në zonën 50

04.04.2025

Një 18-vjeçar kosovar është ndaluar nga policia kantonale e Cyrihut gjatë fundjavës, pasi u kap duke drejtuar mjetin me shpejtësi të tejskajshme në rrugën Mythenquai, në drejtim të Kilchberg.

Zvicër, arrestohet 18-vjeçari kosovar: Kapet “duke fluturuar” me mbi 100 km/h në zonën 50 Foto: Ilustrim

I riu po udhëtonte me mbi 100 km/h në një zonë ku kufiri i lejuar ishte vetëm 50 km/h.

Ai ra në sy të autoriteteve pas një parakalimi të rrezikshëm – pikërisht mbi një automjet civil të policisë kantonale. Pas ndalimit, policia konfirmoi se e arrestoi menjëherë shoferin dhe e dorëzoi në prokurorinë publike.

Veç kësaj, të riut iu konfiskua menjëherë leja e drejtimit, të cilën e kishte marrë vetëm tre muaj më parë.

Rasti po trajtohet si shkelje e rëndë e ligjeve të komunikacionit rrugor në Zvicër dhe pritet që ndaj tij të ndërmerren masa të mëtejshme ligjore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More