Zvicër, 4 vjet e tetë muaj burg dhe dëbim për 25 vjeçarin nga Kosova, përdhunoi një 38 vjeçare në park
Një 25-vjeçar nga Kosova është shpallur fajtor për përdhunim në një park në Bazel dhe dënuar me katër vjet e tetë muaj burg. Përveç dënimit me burg, ai do të dëbohet nga Zvicra dhe zona Shengen për 12 vjet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershor të vitit 2024 në parkun Horburg. Sipas hetimeve, pas një nate në një klub, 25-vjeçari ka sulmuar seksualisht një grua, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.
Gjykata e Bazelit ka mbështetur akuzat e prokurorisë në baza të forta prova, duke përfshirë regjistrime video, deklarata të dëshmitarëve dhe ekspertiza mjeko-ligjore.
Është zbuluar se i dënuari ka një histori të gjatë me vepra penale, përfshirë dy raste të tjera të përdhunimit dhe një tentativë përdhunimi. Këto vepra të mëparshme tregojnë një model të sjelljes së dhunshme dhe të përsëritur.
Gjykata ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar është i merituar për rëndësinë e veprës penale dhe për të mbrojtur shoqërinë nga një person kaq i rrezikshëm. Dëbimi nga vendi është një masë shtesë e rëndësishme për të parandaluar që ai të kryejë vepra të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Në anën tjetër, ngrihen pyetje në lidhje me aftësinë e të dënuarit për të paguar dëmshpërblimin prej 10,000 frangash dhe shpenzimet e procedurës gjyqësore, duke pasur parasysh situatën e tij financiare të vështirë.