[VIDEO] Zvicër, arrestohet 26-vjeçari nga Kosova – sulmoi me thikë rojen e Rinora4

07.11.2025

Viktima, një 34-vjeçar kosovar, është dërguar në spital me plagë në shpinë. Ndërkohë, i dyshuari kryesor, një 26-vjeçar po ashtu nga Kosova, është arrestuar në shtëpinë e tij në kantonin Aargau.

[VIDEO] Zvicër, arrestohet 26-vjeçari nga Kosova – sulmoi me thikë rojen e Rinora4 Foto: Ilustrim

Mediat zvicerane, përfshirë 20 Minuten, kanë siguruar video nga momentet që i paraprinë sulmit. Në pamje, të paktën pesë roje sigurie shihen duke u përplasur fizikisht me disa persona që ndodheshin në klub. Dy prej tyre bien në tokë gjatë përleshjes, ndërsa njëri godet me kokë në trotuar dhe mbetet i shtrirë. Gjithashtu shihet përdorimi i sprejit me piper dhe goditje të shumta nga të dy palët.

Një 30-vjeçar nga Aargau, që pretendon se ishte pjesë e grupit të personave të përfshirë, ka rrëfyer versionin e tij për mediat lokale:

“Ishim rreth 15 persona, kishim rezervuar tavolinë dhe po festonim. Përdorimi i alkoolit ishte i madh. Njëri nga grupi kishte vështirësi të qëndronte në këmbë dhe sigurimi e tërhoqi jashtë me forcë.”

Ai thotë se grupi reagoi dhe doli jashtë për të ndihmuar shokun, por atje, sipas tij, situata u përshkallëzua:

“Siguria përdori sprej me piper dhe filloi të na rrihte. Disa u lënduan, një prej nesh duhej të qepte shtatë qepje në kokë.”

Megjithatë, ai pranon se kjo nuk e justifikon përdorimin e thikës nga i dyshuari.

Disa nga të pranishmit kanë deklaruar se do të paraqesin ankesa penale për dhunën e ushtruar nga rojet e sigurisë. Ata theksojnë se sigurimi “duhet të ruajë rendin, jo të shpërndajë dhunë”.

Shaban Konxheli, drejtues menaxhues i Rinora4, ka konfirmuar se vetë nuk ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit.

“Ngjarja ka ndodhur jashtë objektit. Për këtë arsye nuk mund të komentoj detajet,” – tha ai për 20 Minuten.

Ai shtoi se sigurimi i klubit menaxhohet nga një kompani e jashtme. Kompania SN Security GmbH nuk ka dhënë koment deri në momentin e publikimit të lajmit.

Hetimet vazhdojnë për të qartësuar:

Arsyet e konfliktit

Nëse është tejkaluar forca nga sigurimi

Rrethanat që çuan te përdorimi i thikës

Gjendja e rojes së plagosur raportohet të jetë e stabilizuar, ndërsa 26-vjeçari i arrestuar do të përballet me akuza penale në Zvicër./Urgjent/

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More