Të huajt në Zvicër përfshirë shqiptarët paguhen më pak se sa vendorët
Zvicra, e njohur për standardin e lartë të jetesës dhe pagat e shkëlqyera, po përballet me një çështje delikate: dallimet në paga midis shtetasve zviceranë dhe të huajve.
Edhe pse shqiptarët nuk janë përfshirë në mënyrë specifike në këto studime, të dhënat e përgjithshme të Zyrës Federale të Statistikave tregojnë se shtetasit e huaj, mesatarisht, fitojnë më pak se zviceranët.
Sipas një raporti të publikuar nga The Local, paga mesatare mujore në Zvicër për shtetasit zviceranë arrin në 7,164 franga, ndërsa për të huajt kjo shifër është 6,089 franga. Kjo do të thotë se shtetasit zviceranë fitojnë me rreth 1,000 franga më shumë në muaj.
Por dallimet nuk mbeten vetëm kaq. Edhe brenda komunitetit të të huajve, ekzistojnë diferenca të konsiderueshme në bazë të llojit të lejes së qëndrimit dhe gjinisë. Burrat me leje C dhe udhëtarët ndërkufitarë fitojnë më shumë sesa të huajt me leje B apo L. Këto të dhëna ngrijnë shumë pyetje rreth barazisë në tregun e punës zviceran.