Zgjedhjet e 28 dhjetorit, BE ende nuk ka vendosur nëse do të dërgojë vëzhgues

25.11.2025

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj situatës së krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025 në Kosovë, duke shprehur keqardhjen për pamundësinë e subjekteve politike që të kapërcejnë ngërçin e zgjatur.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, BE ende nuk ka vendosur nëse do të dërgojë vëzhgues Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nikolla Gaon, në një deklaratë për Telegrafin tha se vendimi për dërgimin e misionit të vëzhgimit për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të konfirmohet në një fazë të mëvonshme.

“Duke qenë se njoftimi për zgjedhjet është bërë vetëm së fundmi, do të konfirmojmë pjesëmarrjen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve më vonë”, tha Gaon, duke shtuar se BE-ja ka marrë me shqetësim zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen që partitë politike në Kosovë nuk arritën të zgjidhin ngërçin politik pas zgjedhjeve të shkurtit, gjë që çoi në shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gaon nënvizoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të mirë administruar dhe konkurrues, duke theksuar se përfshirja e të gjitha komuniteteve, certifikimi i partive politike dhe akreditimi i mediave janë elementë kyç për garantimin e zgjedhjeve të drejta.

“Përfshirja, certifikimi i partive politike dhe akreditimi i mediave nga të gjitha komunitetet janë thelbësore për një proces të drejtë zgjedhor”, u shpreh ai.

BE-ja theksoi gjithashtu gatishmërinë për të punuar me institucionet e reja të Kosovës menjëherë pas zgjedhjeve dhe për të mbështetur vendin në rrugën e reformave drejt integrimit evropian.

“Ne presim që Kosova të rikthehet në rrugën e duhur për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në, për të mirën e popullsisë së saj dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, përfundoi Gaon.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More