Të enjten AAK zyrtarizon kandidatët për deputetë në Suharekë, kombinim i përvojës dhe energjisë së re!

para 51 dite

Sipas konfirmimit të kryetarit të degës, Bali Muharremaj, kjo parti do të prezantojë zyrtarisht kandidatët e saj për deputetë nga Komuna e Suharekës më 5 dhjetor.

Të enjten AAK zyrtarizon kandidatët për deputetë në Suharekë, kombinim i përvojës dhe energjisë së re!

Sipas kryetarit, lista e kandidatëve të AAK-së për Suharekën do të jetë një kombinim i përvojës dhe energjisë së re.

Pritet që të ketë personalitete të njohura në komunitet, si dhe fytyra të reja që do të sjellin ide të freskët dhe një frymë të re në politikën lokale.

Në ditën e prezantimit të kandidatëve, AAK-ja pritet të prezantojë edhe platformën e saj elektorale për komunën e Suharekës. Kjo platformë do të përmbajë një sërë premtimesh për qytetarët, duke u fokusuar në çështje kyçe si zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe mirëqenia sociale.

Tubimi mbahet të enjten më 05 dhjetor 2024, në ora 17:00 në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi”.

Etiketat

Ofertat e fundit