Sot nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve komunale – përfundon me hapjen e vendvotimeve të dielën
Sot, më 3 nëntor nis zyrtarisht fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, e cila do të zgjasë deri në momentin e hapjes së qendrave të votimit më 9 nëntor në orën 07:00.
Foto: Ilustrim
Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të zhvillohet në 17 komuna, të cilat janë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Gara e balotazhit dhe fushata zgjedhore po zhvillohet në një situatë të ndjeshme politike, pas dështimit të formimit të qeverisë së re ku mund të kemi edhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, e të cilat do të mund të mbahen në muajin dhjetor.