Rinumërimi në QNR hyn në ditën e shtatë, përfundojnë 558 nga 914 vendvotime

19.01.2026

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon edhe sot procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.

Rinumërimi në QNR hyn në ditën e shtatë, përfundojnë 558 nga 914 vendvotime Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i procesit më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri më 19 janar 2026 në ora 10:00, janë rinumëruar gjithsej 558 nga 914 vendvotime, apo 61 për qind e tyre.

Rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 20 komuna, ndërsa procesi po vazhdon ende në disa të tjera, përfshirë Prizrenin dhe Skënderajn, ku numri i vendvotimeve të rinumëruara nuk ka përfunduar ende në tërësi.

KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e rinumërimit publikohen gradualisht në platformën zyrtare për rezultate, në seksionin QNR > Rinumërim, pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More