Si u votuan Muharremaj e Shala në qendrën më të madhe të votimit në Suharekë

10.11.2025

Më 9 nëntor 2025, në 18 komuna të Kosovës është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndër to edhe në Komunën e Suharekës, ku qytetarët votuan për kryetarin e ri të komunës.

Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet për dy kandidatët që garuan në balotazh në Suharekë – Bali Muharremaj dhe Ardian Shala.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Bali Muharremaj ka arritur të fitojë bindshëm mandatin e tretë për të udhëhequr me Komunën e Suharekës, duke siguruar mbështetje të gjerë nga qytetarët.

Po si u votuan kandidatët për kryetar të Komunës në qendrën më të madhe të votimit në Suharekë, IAAP “Skender Luarasi”.

SuharekaOnline ka arritur të siguroj numrin e votave zyrtare për dy kandidatët në këtë qendër e cila ka gjithsej 8 vendvotime.

Sipas të dhënave që posedon redaksia rezulton se në këtë qendër fitues del të jetë Bali Muharremaj me gjithsej 1,676 Vota apo 60,29%, ndërsa Ardian Shala në këtë qendër siguroj 1,104 Vota apo 39,71%.

Vendvotimi Numri i votuesveVotat për Bali MuharremajVotat për Ardian Shalën
2401/06456279177
2401/03382260122
2401/04361250111
2401/02349202147
2401/01343203140
2401/08319157162
2401/05307180127
2401/07263145118