1.
Përfundon numërimi i votave për Kuvend Komunal – Këta janë kandidatët më të votuar
16.10.2025
Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Kuvendin Komunal ka përfunduar në Qendrën e Numërimit në Suharekë, ku janë numëruar gjithsej 87 kuti votimi.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara pas përfundimit të këtij procesi, kandidatët më të votuar nga subjektet politike që garuan janë: Visar Kuçi me 613, vota Labinot Halitjaha me 465 vota, Sanie Kuqi-Rexhepaj me 463 vota Liridon Fandaj me 360 vota.
Nga rezultatet e deritanishme del se Visar Kuçi është kandidati më i votuar në nivel komunal, duke lënë pas të gjithë kandidatët tjerë të partive politike që morën pjesë në zgjedhje.
SuharekaOnine do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim rreth përbërjes së re të Kuvendit Komunal të Suharekës.