Numërimi i 37 kutive nga 87, Sanie Kuqi-Rexhepaj më e votuara nga LDK

15.10.2025

Në qendrën e numërimit në Suharekë, pas përfundimit të 37 kutive nga gjithsej 87, që përbën rreth 42,53% të numërimit total, pa përfshirë ende votat me kusht dhe ato të diasporës, kandidatja e LDK-së, Sanie Kuqi-Rexhepaj, po del të jetë më e votuara deri më tani.

Sipas të dhënave preliminare nga ky proces, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Suharekë garës për Asamble Komunale po i prin Sanie Kuqi-Rexhepaj me 241 vota, njësoj edhe Astrit Salihu i cili numëron 241 vota deri më tani, pas tyre me 217 vota renditet Bulëza Kuqi, shkruan SuharekaOnline.

Në tabelën e më poshtme SuharekaOnline ka paraqitur dhe renditur 10 kandidatet më të votuar nga ky subjekt politik:

Subjekti PolitikKandidati për Kuvend KomunalVota
LDKSanie Kuqi-Rexhepaj241
LDKAstrit Salihu241
LDKBulëza Kuçi217
LDKVlore Kryeziu177
LDKAlbesa Gashi175
LDKFlamur Bytyqi173
LDKKushtrim Kuçi134
LDKDoruntina Zenelaj133
LDKGjelbrim Veselaj133
LDKBrahim Kukaj124

Procesi i numërimit në Suharekë po vazhdon me ritëm të rregullt në qendrën e numërimit, ku janë angazhuar dhjetë tavolina me nga katër komisionerë dhe me praninë e vëzhguesve të subjekteve politike.

Rezultatet e deritanishme janë vetëm pjesë e parë e procesit të gjatë të verifikimit dhe pritet që me përfshirjen e votave të mbetura — përfshirë ato të diasporës dhe me kusht — mund të ketë ndryshime në renditjen përfundimtare të kandidatëve.