Në mesin e 32 mediave, SuharekaOnline akreditohet edhe për zgjedhjet e 9 nëntorit nga KQZ

06.11.2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti të mërkurën mbledhjen e 76-të për këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte edhe akreditimi i mediave për zgjedhjet e 9 nëntorit 2025.

Në mesin e 32 mediave, SuharekaOnline akreditohet edhe për zgjedhjet e 9 nëntorit nga KQZ Foto: Kamerë për videoingjizimin, studio e mediumit SuharekaOnline

Nga 32 media të paraqitura për akreditim, në mesin e tyre është konfirmuar edhe portali SuharekaOnline, i cili do të monitorojë procesin zgjedhor.

Në kuadër të kësaj mbledhjeje, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Gllogocit, pas përfundimit të vendimmarrjes lidhur me ankesat e paraqitura në Gjykatën Supreme.

Pas shpalljes së rezultateve, subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët kanë mundësi që nga data 5 nëntor 2025, ora 15:00, të paraqesin ankesa brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Një tjetër pikë e rendit të ditës ishte vendimi për akreditimin dhe konfirmimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësive diplomatike, të cilët do të monitorojnë raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Në përfundim të mbledhjes, KQZ miratoi edhe akreditimin dhe konfirmimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare, duke siguruar një proces transparent dhe të monitoruar për rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë, mediat e akredituara, përfshirë SuharekaOnline, do të kenë mundësinë të raportojnë në kohë reale dhe të informojnë qytetarët mbi zhvillimet dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More