Karrigia përdoret si “mbulesë” për një pusetë të hapur te Qendra Zejtare
Një qytetar ka ngritur shqetësim për një pusetë të hapur në parkingun te Qendra Zejtare në Suharekë, duke kërkuar ndërhyrjen e Komunës për ta eliminuar rrezikun.
Foto: Ilustrim
Sipas qytetarit, pusetë është rreth 1.5 metra e thellë, ndërsa për ta sinjalizuar dhe mbuluar përkohësisht është vendosur një karrige.
Shqetësimi kryesor është për sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve që qarkullojnë në atë hapësirë, pasi një rënie në pusetë mund të shkaktojë lëndime serioze.
Qytetari apelon te institucionet komunale që të ndërhyjnë sa më shpejt, duke kërkuar që pusetë të mbulohet dhe hapësira të bëhet e sigurt për kalimtarët.
