Muharremaj: Puna nuk është lodhje, është art i veçantë

05.11.2025

Kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpërndarë mesazhin e tij motivues për punën dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.

Ai thekson se puna nuk është lodhje, por një art i veçantë, ku çdo përpjekje dhe çdo pikë djersë janë pjesë e suksesit.

“Çdo pikë djersë është ngjyrë që e pikturon suksesin. Kush punon me shpirt, shkëlqen edhe në ditët e zakonshme,” ka shkruar Muharremaj, duke nënvizuar rëndësinë e përkushtimit dhe pasionit në punën publike.

Kryetari i komunës ka shtuar se të punosh për popullin është një privilegj i jetës, duke e konsideruar shërbimin ndaj qytetarëve si mision të rëndësishëm dhe të nderuar.

Ky mesazh refleton qasjen e tij të përditshme ndaj detyrës dhe dëshirën për të përmirësuar jetën e banorëve të Suharekës përmes punës dhe angazhimit të vazhdueshëm.