Mërgimtarët kosovarë mund të regjistrohen për të votuar deri më 26 dhjetor 2024
10.10.2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët jetojnë jashtë Kosovës, të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Diaspora shqiptare nga Kosova mund të regjistrohen për të votuar në Zgjedhjet e Kosovës deri më 26 dhjetor 2024.
Periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës, fillon me datën 29 gusht 2024 dhe përfundon më 26 dhjetor 2024. Për ndihmë rreth regjistrimit mund të kontaktoni në Viber ose Whatsapp në numrin +383 46 61 00 61.
