Më i votuari nga LVV në Suharekë – Kush është Liridon Fandaj?

17.10.2025

Liridon Fandaj u bë emër i njohur politikisht në Komunën e Suharekës si kandidat në listën për Kuvendin Komunal me Vetëvendosjen, ai është ekonomist dhe kontabilist i njohur nga fshati Peqan.

Si një nga themeluesit e parë të Lëvizjes Vetëvendosje, që nga viti 2013 në Suharekë, ai ka dëshmuar që nga fillimi se politika për të nuk është thjesht një karrige, por një mision për drejtësi shoqërore dhe barazi për të gjithë qytetarët.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ai doli të jetë kandidati më i votuar në listë për asamble komunale në Suharekë, duke marrë 3,221 vota.

Fillimet dhe afirmimi politik

Fandaj u shqua për herë të parë si kandidat për Kuvend Komunal të Suharekës me Vetëvendosjen, duke marrë një numër të konsiderueshëm votash dhe duke u bërë një nga protagonistët politik lokal. Ai fitoi besimin e shumë qytetarëve në zgjedhjet lokale, duke u renditur ndër kandidatët më të votuar të listës së Vetëvendosjes. Në nivel komunal, Fandaj u emërua si shef i asambleistëve të Vetëvendosjes në Suharekë, një rol me influencë brenda mekanizmave partiakë dhe vendimmarrës komunalë.

Gjatë angazhimit të tij, ai nuk ka qëndruar pasiv në debat dhe kritikë ndaj komunës së Suharekës, shpeshherë duke kërkuar transparencë, kontroll mbi procedurat e subvencioneve dhe ndërhyrje për korrigjime në vendimmarrje lokale. Ka ngritur pyetje për bartjen e mjeteve financiare, ka kërkuar sqarime për përdorimin e fondit rezervë dhe ka qenë gjithmonë i zëshëm kur bëhej fjalë për projekte kapitale që prekin jetën e qytetarëve. Në seancat e fundit, ai ka qenë ai që ka kërkuar që raportet e komisioneve të shpjegohen qartë, që të mos ketë vend për dyshime apo vendimmarrje të nxituara, duke e mbrojtur dinjitetin e Asamblesë dhe interesin e qytetarëve.

Kandidatura e re dhe sfida të brendshme partiake

Në vitin 2025, Fandaj u konfirmua sërish si kandidat për Kuvendin Komunal të Suharekës, në listën e Vetëvendosjes. Figura e tij sjell një kombinim të dy elementëve: mbështetjen e qytetarëve të Suharekës si kandidat dhe përkushtimin politik lokal. Fandaj në zgjedhjet e 12 tetorit, 2025 ka arritur që të marrë 361 vota, duke u renditur i pari në listën e Lëvizjës Vetëvendosje, për Kuvendin Komunal në Suharekë.