Me propozim të Lumir Abdixhikut, Selman Kolgeci kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit
para 48 dite
Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 18:00 ka mbajtur Këshillin e Përgjithshëm.
Në këtë mbledhje të Këshillit, janë votuar 110 kandidatët e propozuar për deputetë zgjedhjet e 9 shkurtit.
Burime të SuharekaOnline kanë konfirmuar se kryetari i LDK-së, njëherit kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka propozuar edhe asambleistin e LDK-së nga Suhareka, Selman Kolgeci, kandidat për deputetë.
Në këtë rast dega e LDK-së në Suharekë ka pesë kandidat për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në zgjedhjet e vitit 2021 për kuvend komunal, Kolgeci ishte më i votuari në radhët e LDK-së me gjithsej 510 vota.