Limaj i zhgënjyer dhe i emocionuar kërkon ndihmë për kalimin e pragut

07.12.2025

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar sonte në një konferencë për media se nuk ka ndodhur bashkimi me Partinë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i dhënë fund pritjeve dhe spekulimeve të ditëve të fundit.

Limaj i zhgënjyer dhe i emocionuar kërkon ndihmë për kalimin e pragut Foto: Ilustrim

Limaj tha se pavarësisht diskutimeve intensive “deri në minutat e fundit”, palët nuk arritën një marrëveshje politike dhe se Nisma do të marrë pjesë e vetme në garën zgjedhore, me listën e saj prej 110 burrash dhe grash.

Sipas tij, shumë qytetarë, bashkëpunëtorë, ish-luftëtarë dhe diaspora kishin pritur një lajm të madh për bashkim, një lajm që “do t’i gëzonte zemrat”, por që nuk u materializua.

“Shpresa ka nevojë për guxim. Ne jemi munduar deri në këtë sekond, bashkë me bashkëpunëtorët, t’ju japim një lajm. Fatkeqësisht, ai bashkim që e keni pritur nuk ka ndodhur. Kemi dashur të shkojmë bashkë në këtë garë, por nuk u bë,” tha ai.

Megjithatë, Limaj la të hapur mundësinë që bashkimi të realizohet në të ardhmen, duke theksuar se kjo ide nuk mbyllet me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Individi nuk e ndal bashkimin. Ai bashkim do të vijë. Ka mundur të vijë sonte… në Prishtinë nuk ndodhi. Ne do të kthehemi te baza dhe do të vazhdojmë të punojmë,” u shpreh ai, duke sinjalizuar se procesi i unifikimit politik do të vazhdojë në një moment tjetër.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More