Ramë Vataj kërkon rikthimin e Fatmir Limajt në PDK: “Bashkimi bën fuqinë”

09.05.2026

Ramë Vataj ka bërë thirrje publike që Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ta respektojë vullnetin e shumicës së votuesve të saj dhe ta miratojë rikthimin e Fatmir Limajt në PDK.

Përmes një reagimi, Vataj ka theksuar se rikthimi i Limajt, si bashkëmelues i PDK-së, është kërkesë e elektoratit të devotshëm të partisë dhe një hap në interes të Kosovës dhe vetë PDK-së.

Ai ka vlerësuar se partia duhet të bashkojë të gjithë ata që dikur kanë qenë pjesë e saj, duke shtuar se vetëm kundërshtarët politikë i frikësohen rritjes së votës së PDK-së.

“Bashkimi bën fuqinë”, ka përfunduar Vataj në mesazhin e tij.