LVV
PDK
LDK
AAK

Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon fushatën në teren, mikëpritje dhe ngrohtësi edhe në Greikoc

para 31 dite

Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të jetë e pranishme në terren, duke takuar qytetarët në çdo cep të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon fushatën në teren, mikëpritje dhe ngrohtësi edhe në Greikoc

Sot, delegacioni i kësaj partie, i udhëhequr nga kandidatët për deputet Albena Reshitaj dhe Salih Zyba, si dhe kryetari i degës së Suharekës, Jetmir Durmishi, vizitoi fshatin Greikoc.

Banorët e Greikocit i kanë pritur me një mikëpritje të ngrohtë përfaqësuesit e Vetevendosjes, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e tyre të fortë për këtë lëvizje.

“E filluam ditën në Budakovë po e mbyllim në Greikoc. Mikëpritja e ngrohtë nga banorët e fshatit për Lëvizjen kurrë nuk ka munguar. Sot ata pritën kandidatët për deputet nga lista e fitorës së madhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia Guxo,  Të pranishëm ishin kandidatët për deputet nga Theranda, Albena Reshitaj dhe Salih Zyba të shoqëruar nga kryetari i qendrës Jetmir Durmishi. Vazhdojmë Cep më Cep për 500 mijë zemra që do të rrahin më 9 shkurt!”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga degë e Vetevendosjes në Suharekë.

Etiketat

Ofertat e fundit