LDK-Suharekë me 5 kandidatë për deputetë, Shala: “Do të konfirmohet fitorja më 9 shkurt”

para 41 dite

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë ka prezantuar 5 kandidatë për deputetë në listën e përgjithshme të partisë. Këta kandidatë janë miratuar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

LDK-Suharekë me 5 kandidatë për deputetë, Shala: “Do të konfirmohet fitorja më 9 shkurt”

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i degës, Ardian Shala, një ndër kandidatët për deputet nga Suhareka, ka shprehur entuziazmin e tij dhe të kolegëve të tjerë.

“Nga Dega jonë e Suharekës jemi 5 kandidatë për deputetë në listën e LDK-së: z.Urim Suka, znj. Shemsije Bytyçi, z.Shaqir Kryeziu z. Selman Kolgeci dhe unë, Ardian Shala. Përbashkimi dhe lidhja e fuqishme e të djathtës rugovjane ka marrë përmasa të mëdha. Më 9 shkurt do të konfirmohet ndryshimi i madh që po ndodh! Do të konfirmohet fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Shala.

Këta 5 kandidatë nga Suhareka do të përfaqësojnë degën e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Ata shpresojnë të kontribuojnë në suksesin e LDK-së dhe të sjellin ndryshime pozitive për qytetarët e Suharekës dhe të Kosovës në tërësi.

Etiketat

Ofertat e fundit