Kurti: Theranda ka një mundësi të artë për të nisur një kapitull të ri
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një thirrje të fuqishme qytetarëve të Therandës, teksa fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj përfundimtare.
Foto: Ilustrim
“Pesë ditët e mbetura të kësaj fushate vlejnë sa katër vite,” u shpreh Kurti, duke theksuar rëndësinë e vendimit që qytetarët do të marrin në këto zgjedhje lokale.
Theranda, sipas Kurtit, ndodhet në një udhëkryq: të vazhdojë me një pushtet lokal pa vizion dhe pa plane zhvillimore konkrete, apo të zgjedhë një udhëheqje të re, me një program të qartë dhe gjithëpërfshirës. Kjo udhëheqje e re, e përfaqësuar nga kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, profesor Hamdi Bytyqi, vjen me një platformë që synon të prekë çdo lagje, rrugë, fshat dhe familje të komunës.

Programi i profesor Bytyqit ka në qendër lidhjen e qytetit me fshatin, fermerit me tregun, nxënësit me mundësitë e punësimit, dhe Therandës me të ardhmen. Ky është një vizion i qartë për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, i mbështetur fuqishëm nga rezultatet e Qeverisë Kurti në nivel qendror.
Kryeministri përkujtoi disa nga investimet kyçe që janë bërë në komunë gjatë mandatit të tij:
- Mbështetje për mbi 4600 fermerë
- Sisteme të reja ujitjeje dhe ujësjellësi
- Ndërtimi i çerdhes për 160 fëmijë
- Rindërtimi i Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi”
- Kthimi në funksion të ushtrisë së hapësirës së ish-ndërmarrjes “Dumperi”
- Ndërtimi i Stadiumit të ri të Qytetit me kapacitet mbi 6500 ulëse
- Rrugët e reja Mushtisht–Shtërpcë dhe Duhël–Banullë
“Tash është koha që edhe komuna të ketë një udhëheqje të re e cila punon në të njëjtin drejtim: për zhvillim, për drejtësi, për dinjitetin e mirëqenien e gjithë qytetarëve të Therandës,” theksoi Kurti.
Duke votuar numrin 105, qytetarët e Therandës votojnë për:
- Banesa sociale dhe banim të përballueshëm për çiftet e reja
- Qendrën e Inovacionit dhe Biznesit
- Zhvillimin e zonave industriale të Shirokës dhe Samadraxhës
- Çerdhe të reja dhe arsim cilësor
- Mbështetje shtesë për bujqit
- Shërbime shëndetësore më të mira
- Parqe dhe hapësira të gjelbra
- Zhvillim të kulturës dhe sportit në komunë
Theranda ka një mundësi të artë për të nisur një kapitull të ri. Me mbështetjen e qeverisë dhe një udhëheqje lokale me vizion, qyteti mund të bëhet një shembull i zhvillimit të balancuar dhe përfshirës. Votimi për Hamdi Bytyqin dhe VETËVENDOSJE!-n është një votë për të ardhmen.
Kurti: Subjektet politike shqiptare në Luginë dakordohen për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”